Lajme
Sali: Në kohë rekord, kemi gjetur zgjidhjen për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe!

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka deklaruar se është gjetur zgjidhje për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Duke folur në emisionin “Click Plus” në TV21, Sali tha se zgjidhja është arritur brenda një periudhe prej rreth tre muajsh, ndërsa theksoi se kërkesa e studentëve për këtë çështje kishte qenë e pranishme prej vitesh.
“Në periudhë rekorde, prej diku tre muajsh, kemi gjetur zgjidhje për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Para dy-tre vitesh studentët e kanë pasur këtë kërkesë, por as që është marrë dikush me të”, deklaroi Sali.
Çështja e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në shqip ka qenë temë diskutimi gjatë këtij viti, pasi studentët shqiptarë kanë kërkuar që provimi të mund të zhvillohet në gjuhën në të cilën kanë ndjekur studimet./Zyrtare.net/















