Connect with us

Kosovë

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Publikuar

më

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka folur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 lidhur me rastin e djeshëm, kur disa protestues nuk e lejuan të dilte nga kuvendi, duke e kapur dhe duke e kthyer përsëri brenda objektit të kuvendit.

Ai, lidhur me këtë rast, deklaroi se personat që reaguan dje në atë mënyrë ndaj tij nuk e kanë në objektivë, por as në zemër, kauzën e UÇK-së.

“Sa i përket kauzës së UÇK-së, jam shumë i bindur se ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së, jo më shumë se unë, por as sa unë. Sepse tani veç disa prej këtyre sulmuesve janë identifikuar dhe i njoh, madje i njoh mirë. Njëri prej tyre, sipas informatave që kam marrë nga komandanti i asaj zone nga vjen personi, ka qenë një dezertor shumë i ulët”, deklaroi Rexhepi.

Më tej, ai deklaroi se ka qenë edhe vetë pjesëmarrës në disa protesta të organizuara në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Sepse unë edhe kam dalë vetë disa herë në këto protestat e fundit. Dhe kam dalë si qytetar i thjeshtë, as fotografi, as filma, as skena, sikur ata dje që bënin me mua. Protestat e vitit të kaluar që janë mbajtur në Prishtinë, edhe një në Tiranë, kam qenë edhe atje, edhe atje. Edhe para pesë ditësh, kur u mbajtën protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë, në të gjitha komunat e Kosovës, kam qenë i thirrur si deputet në qytetin e Vitisë, prej nga vij, dhe edhe atje kam shkuar dhe kam marrë pjesë në protestë si deputet. Ka incizime dhe filmime të plota lidhur me këtë”, tha më tej ai./teve1/

NA NDIQ NË FACEBOOK