Bota
Rëndohet bilanci i tragjedisë hekurudhore në Spanjë, raportohet për 86 viktima

Bilanci i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë ka arritur në 86, ndërsa vijojnë kërkimet për të mbijetuar.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës në provincën Toledo. Në përplasje u përfshinë dy trena të shpejtësisë së lartë, të operatorëve Renfe dhe Iryo, që transportonin gjithsej mbi 500 pasagjerë.
Ekipet e emergjencës janë angazhuar në operacionet e shpëtimit, ndërsa qarkullimi hekurudhor në linjën e prekur është pezulluar.
Bilanci mbetet në përditësim dhe shkaqet e aksidentit janë nën hetim./topchannel

















