Connect with us

Shqipëri

Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

Publikuar

më

Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se harta e re administrative nuk nënkupton shkrirjen e asnjë bashkie në vend, por vetëm bashkimin e tyre për të përmirësuar administrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Mazniku sqaroi se projektligji për reformën territoriale pritet të votohet në Kuvend më 8 tetor, ndërsa të hënën do të vijojnë diskutimet në komision.

Lidhur me keqkuptimet rreth këtij procesi, Arbjan Mazniku u shpreh:

“Ky është një proces që do të vijojë me diskutime në komision, të hënën është diskutimi në parim dhe më pas për nen i ligjit, dëgjesat me publikun janë bërë, opinionet janë mbledhur.

Është shumë e rëndësishme t’ia themi edhe publikut që asnjë bashki nuk shkrihet, koncepti i bashkive që shkrihen është një term i gabuar që ngjall një pjesë të debatit. Bashkitë bashkohen, dy-tre bëhen pjesë e një bashkie të madhe, qytetet marrin një statut të ri, kanë administratorin e tyre, kanë kryetarin e qytetit me rolin e kryetarit të bashkisë, kanë buxhetet e tyre; nuk ka shkrirje bashkish, ka bashkim bashkish.”

NA NDIQ NË FACEBOOK