Connect with us

Shqipëri

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Publikuar

më

Arka e shtetit po mbledh më shumë para këtë vit, e ndihmuar edhe nga çmimet e larta, sidomos të karburantit dhe të ushqimeve.

Drejtoria e Doganave njofton se përgjatë 9 muajve ka mbledhur rreth 186 miliardë lekë ose gati 2 miliardë euro, me një rritje rreth 7,2 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Ky është niveli më i lartë i të ardhurave doganore i arritur ndonjëherë”- thuhet në njoftim, pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit.

“Rritja e të ardhurave vjen pavarësisht ndikimit tkurrës të dhënë nga kursi i këmbimit, që ka patur një efekt negativ në masën 5,75 miliardë lekë”, bën me dije Administrata Doganore.

Doganat sqarojnë se kur është hartuar plani i vitit 2026, dollari ishte 8.2% më i lartë dhe euro 3.2% më e shtrenjtë, dhe ky zhvlerësim është përkthyer në 63.4 milionë euro më pak para në arkën e doganave. Praktikisht buxheti i shtetit do të kishte përfituar më shumë para, nëse Euro dhe Dollari nuk do të ishin zhvlerësuar në nivele kaq të larta.

Vetëm në muajin shtator, thotë dogana, efekti negativ në të ardhura ishte 800 milionë lekë, pavarësisht se ky efekt është mbuluar nga shtrenjtimi i naftës, e për pasojë paguhet më shumë TVSH, në momentin e zhdoganimit. (P.sh. Kur 1 litër naftë është 200 lekë TVSH është 40 lekë, ndërsa kur çmimi i naftës është 170 lekë TVSH e paguar është 34 lekë).

Institucionet thonë se rënia ka ardhur si rezultat i hyrjeve të larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja, dhe se ky forcim i lekut ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll. Por, e kundërta ka ndodhur me eksportuesit që vijojnë të humbasin, por edhe me qytetarët që kursimet e tyre i kanë mbajtur në monedhën evropiane.

Banka e Shqipërisë ka blerë në gjysmën e parë të vitit 663.6 milionë euro, me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Shifra, është gati 3 herë më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Lajme32 minutes ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni2 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri3 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme4 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni4 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë4 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni4 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme4 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport4 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni5 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme5 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë5 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

NA NDIQ NË FACEBOOK