Connect with us

Shqipëri

Protestuesit i vënë zjarrin edhe pemës dekorative para Kryeministrisë nën thirrjet “Digje, digje…!” Tentohet edhe Kryesia e Kuvendit

Publikuar

më

Protestuesit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre të dhunës para kryeministrisë.

Ata kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës, teksa në momentin e zmbrapsjes së efektivëve kanë shfrytëzuar momentin për t’i vënë zjarrin një prej pemëve dekorative para institucionit.

Nën thirrjet “digje, digje” ata kanë vijuar aktet e tyre të dhunës ndaj godinës dhe policisë.

Kurse gardistët janë munduar të shuajnë flakët.

Protestuesit tentuan të hyjnë me forcë edhe te Kryesia e Kuvendit, për të shqyer dyert dhe më tej dogjën koshat pranë Presidencës.

NA NDIQ NË FACEBOOK