Maqedoni
Përplasen dy vetura te ura “Belasica” në Shkup, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje te ura “Belasica” në Shkup, ku janë përplasur dy automjete, raportoi portali “Skopje1.mk”.
Sipas raportimit fillestar, në aksident janë përfshirë një “Volkswagen Passat” dhe një “Hyundai”. Pas përplasjes, njëra prej veturave ka goditur edhe rrethojën prej betoni pranë rrugës.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe policore dhe dy automjete të ndihmës së shpejtë. Aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në zonën përreth urës.










