Connect with us

Shqipëri

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

Publikuar

më

Prioritet për qeverinë vijon të jetë ‘Shqipëria sociale’, duke synuar edhe përmbushjen e Reformës së re të Pensioneve. Kështu ka thënë për INSIDE NEWS në SCAN TV, zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj, ku janë 755 mijë qytetarë të cilët presin sa do të rritet pagesa mujore.

“Me aktin normativ 2026, janë shërbimet, apo shpenzimet për sisitemet e ndryshme sociale. Do vijojmë politkën mbështetesë përsa i përket pensioneve, me fonde që dalin jo vetëm nga skema e kontributeve, por edhe nga buxheti, të ardhurat që mbledhim. Deri në përfundimin e Reformë së re të Pensioneve, po vijojmë mbështetjen në fondin e përgjithshëm edhe me një pjesë nga buxheti i përgjithshëm, por do ketë edhe mbështetje në shëndetësi e arsim’’-  thotë Yzeiraj.

Prej më shumë se dy vitesh qeveria po punon me Bankën Botërore për ndërhyrjet që do të bëhen mbi skemën aktuale. Gati 32% e popullsisë së vendit është në pension. Aktualisht vlera e pensionit mesatar urban është 20 mijë e 666 lekë, ndërsa ato rurale kanë arritur në 12 mijë e 645 lekë, pas indeksimit me 2.7% në muajin korrik. Yzeiraj thekson se po përmirësohen kapacitetet administrative dhe se të ardhurat janë rritur mbi 10% krahasuar me 1 vit më parë.

“Deri tani kemi patur një rritje të ardhurash prej më shumë se 10% dhe kjo pa patur nevojë të rriten taksat, por falë një mirëadministrimi tatimor. Falë sisitemeve digjitale, është përmirësuar ndjeshëm aftësia për të gjurmuar aktivitetin ekonomik. Me përmirësimin e kapaciteteve administrative, do të rriten burimet e të ardhurave, çka nënkupton trajektore afatmesme dhe aftgajtë të zhvillimit ekonomik’’- shton Yzeiraj.

Zv.ministri Yzeiraj, thotë gjithashtu se fakti që parashikimet për rritjen ekonomike janë afatgjata dhe aktiviteti i bizneseve vijon të jetë i qëndrueshëm, do të thotë se kjo do të përkthehet në më shumë mbështetje për qytetarët.

NA NDIQ NË FACEBOOK