Shqipëri
Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, shkojnë te “Ekonomia”, i vënë flakën dhe shkatërrojnë derën.
Ata lëvizën nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë, por sulmuan ministrinë, teksa Policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe shoi zjarrin.
Janë zhvendosur protestuesit tashmë nga Ministria e Arsimit.
Ata janë drejtuar për te Ministria e Ekonomisë, ku kanë ndaluar dhe kanë nisur të sulmojnë derën.

Më pas, ia kanë dalë edhe sot që t’i vënë flakën godinës, në pjesën e përparme të derës.
Pas këtij akti, policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës.
















