Connect with us

Lajme

Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time

Publikuar

më

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj në postin e kryetares së shtetit.

Pas votimit në Kuvendin e Kosovës, Osmani ka thënë se do të jetë e hapur për ta mbështetur presidenten e re në sfidat që e presin.

Ajo ka thënë se presidentja e re duhet ta udhëheq politikën e jashtme dhe t’i mbrojë ineteresat e shtetit të Kosovës dhe ruajtjen e aleancave.

“Ka qenë një prej shpresave të mia të mëdha që një prej presidenteve të reja të jetë grua. I uroj sukses. Në këto sfida mund të llogrisë në mbështetjen time të përhershme për çdo çështje që është në interes të Republikës së Kosovës.”, ka thënë ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK