Kosovë
Ngërçi për Specialen dhe Presidentin, Kryesia dhe GP i PDK’së mblidhen nesër në ora 14:00

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryesia e kësaj partie do të mblidhen nesër në një takim të përbashkët.
Mbledhja do të zhvillohet nga ora 14:00 në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë.
Kjo mbledhje e strukturave drejtuese të opozitës vjen menjëherë pas bisedimeve që kryetari Bedri Hamza ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.















