Connect with us

Lajme

Muamer Seferi: Mbështetje e plotë për një Shkup më të pastër dhe më të gjelbër

Publikuar

më

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, ka bërë të ditur se ekipi i ndërmarrjes i është bashkuar aksionit të madh ekologjik të organizuar nga Qyteti i Shkupit.

Seferi, përmes një postimi, bëri të ditur se aktivitetet janë zhvilluar në lokacione të ndryshme të qytetit, me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët.

Ai theksoi se kujdesi për qytetin nuk është vetëm detyrë institucionale, por edhe përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit konkret në terren.

Seferi bëri të ditur gjithashtu se aksioni ekologjik do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, ndërsa Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” do të mbetet e angazhuar në këtë nismë për një Shkup më të pastër dhe më të gjelbër.

Advertisement

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK