Connect with us

Lajme

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Publikuar

më

Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të AKI-së, Skender Rexhepi, lidhur me mesazhet që përcillen gjatë fushatës në Bërvenicë, theksoi se askush nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni nuk ka bërë thirrje për votim mbi baza etnike. Nga ana tjetër, BDI-ja, e cila për 20 vjet nuk ka realizuar asnjë projekt për Bërvenicën dhe si pasojë ka bërë që 10 mijë qytetarë të emigrojnë, prej të cilëve 90% shqiptarë, tani shkon nëpër Evropë dhe nëpër botë për t’iu lutur atyre që i largoi të kthehen në Bërvenicë dhe të votojnë, sepse, sipas saj, maqedonasit nuk duhet ta drejtojnë komunën.

„Sa u përket mesazheve që përcillni lidhur me atë që kam thënë unë kur isha në Bërvenicë, dua të theksoj se kjo nuk është hera ime e parë atje. Nuk e di sa herë keni qenë ju në atë komunë, por unë i kam vizituar të gjitha fshatrat atje, madje disa prej tyre edhe disa herë. Për shembull, në Tenovë isha për herë të katërt, në Radiovcë për herë të tretë, në Sedllarcë, Bërvenicë, Gurgurnicë, mund të vazhdoj t’i rendis, në Stençë, Vollkovi, Bllacë. Mund t’jua rendis të gjitha tani, nga e para deri te e fundit dhe në fund të përfundojmë në Çellopek, sepse atje po ndërtojmë edhe një kopsht për fëmijë, edhe një sallë sportive, me paratë e kësaj qeverie. Për njëzet vjet ju nuk keni realizuar asnjë projekt për Bërvenicën dhe rezultati i këtyre zero projekteve, zoti Rexhepi, është se 10 mijë njerëz janë larguar nga vendi, prej të cilëve 90% shqiptarë. E tani shkoni nëpër Evropë dhe nëpër botë, uleni në gjunjë dhe u thoni të kthehen në Bërvenicë për të votuar, sepse nuk duhet të fitojnë kaurët dhe të kenë kryetarin e tyre të komunës në Bërvenicë. Bëhet fjalë për po ata njerëz që u larguan për shkak të 20 vjetëve të qeverisjes suaj në qeveri. Ju i larguat ata“, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu theksoi se mesazhet që kishte përcjellë në Bërvenicë kishin të bënin me atë se qytetarët duhet të votojnë sipas bindjes së tyre dhe të mos lejojnë që t’i përçajnë njerëzit që këto zgjedhje i shohin si një fije shpëtimi për karrierat e tyre.

„Njerëz nga koalicioni juaj dolën dhe bënë thirrje për votim mbi baza etnike. Nga ky koalicion askush nuk doli, as nga VMRO-ja, të thotë se duhet të votoni sipas përkatësisë etnike. Askush. Përkundrazi, mesazhi im ishte: do të përpiqen t’ju përçajnë mbi baza etnike, mos e lejoni këtë. Këtë e bënë që nga dita e parë. Mos e lejoni, sepse ju përsëri do të hyni si në xhami, ashtu edhe në kishë. Përsëri do të jeni pranë njëri-tjetrit. Ata do të largohen. Për ta, kjo është një fije shpëtimi për karrierën e tyre politike, ndërsa për ju është gjithçka. Ju lutem, mos lejoni t’ju përçajnë, por dilni dhe votoni ashtu siç mendoni se duhet të votoni për atë që mendoni se është më i mirë”, tha Mickoski.

Lajme54 minutes ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni2 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri3 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme4 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni4 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë4 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni5 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme5 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport5 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni5 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme5 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë5 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

NA NDIQ NË FACEBOOK