Connect with us

Lajme

Mes protestave të dhunshme, Rama shpall shpërblimin: 2.500 euro për çdo polic në front!

Publikuar

më

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar një shpërblim shtesë prej 2.500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në përballimin e protestave, sipas raportimeve të Top Channel dhe Reporterit.

Shuma do të jetë e barabartë për efektivët përfitues, pavarësisht pagës së tyre.

Krahas shpërblimit, Rama ka paralajmëruar edhe rritje pagash nga janari: “Nga janari do të rrisim dhe rrogat”.

Sipas kreut të shtetit, kjo u vendos kështu për të mos bërë asnjë diferencë, jo sipas pagës, e njëjta shumë për të gjithë

Nuk është diçka që po e them sot, si rezultat i kësaj që po ndodh, se jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisin buxhetin e ri, ministri e ka thënë dhe publikisht se ne do të rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj se në krye të herës, kur policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur me disa këtu që shtynin makinat se mbaronte karburanti  në rrugë bëmë rritje të konsiderueshme atëherë, për ti thënë policinë se ju jeni themeli i shtetit. Por në vite e vërteta është se nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim para disa javësh theksoi mes tjerash kryeministri Rama.

NA NDIQ NË FACEBOOK