Connect with us

Maqedoni

Me dru pa vulë në Likovë, tentoi t’i ikë policisë – arrestohet 65-vjeçari nga Haraçina

Publikuar

më

Një 65-vjeçar nga Haraçina është arrestuar në Likovë, pasi dyshohet se transportonte dru pa vulën përkatëse dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Sipas MPB-së, rreth orës 18:00, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë vërejtur personin me inicialet Xh.A. (65) duke drejtuar një automjet transportues në fshatin Likovë.
Policia bëri të ditur se në automjet janë gjetur dru pa vulë, ndërsa drejtuesi nuk është ndalur pas sinjalit “STOP” të policisë dhe ka tentuar të largohet.
65-vjeçari është ndaluar dhe dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

NA NDIQ NË FACEBOOK