Connect with us

Lajme

Mbi 31 milionë euro në gjashtë muaj janë mbledhur nëpër pikëpagesat rrugore në Maqedoni!

Publikuar

më

Kolonat e gjata para pikave të pagesës rrugore, ndalimi i automjeteve dhe humbja e kohës gjatë udhëtimit mund të bëhen gradualisht pjesë e së kaluarës, nëse vendi realizon planin për modernizimin e sistemit të pagesës së taksave rrugore.

Institucionet përgjegjëse po shqyrtojnë një model të ri që do të mundësonte lëvizje më të shpejtë të automjeteve, përdorim më të madh të pagesave elektronike dhe modernizim të infrastrukturës rrugore.

Sipas Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, po bëhen analiza për vendosjen e një sistemi modern të pagesës, me pajisje elektronike TAG në hyrje dhe dalje të autostradave.

Ky institucion thekson se analizat e para janë përqendruar te rruga Kërçovë–Ohër, ndërsa më pas po shqyrtohet mundësia e zbatimit të këtij sistemi edhe në segmentet e autostradave të tjera.

“Po shqyrtohen mundësitë për një qasje të re ndaj pagesës së taksave rrugore. Planet tona përqendrohen në rrugën Kërçovë–Ohër, si dhe në autostradat që janë në ndërtim në kuadër të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, ku po punohet në kuadër të projektit me kompaninë „Bechtel dhe Enka“. Përkatësisht, po shqyrtojmë mundësinë e hyrjes dhe daljes në çdo nyje të autostradës.

Për këtë nevojitet organizimi i hyrjeve dhe daljeve në nyjet rrugore, pasi bëhet fjalë për ndërhyrje të mëdha ndërtimore. Që të regjistrohet lëvizja e automjeteve dhe të mundësohet llogaritja përkatëse e pagesës, infrastruktura duhet të përshtatet me modelin e përzgjedhur. Kjo nënkupton ndërhyrje serioze ndërtimore dhe teknike, veçanërisht në segmentet ku infrastruktura ekzistuese nuk i plotëson kushtet e nevojshme.” thanë nga Ndërmarra Publike për Rrugë Shtetërore.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, shteti ka arkëtuar një shumë rekord prej 1,92 miliardë denarësh, ose pak më shumë se 31 milionë euro nga pagesat e taksave rrugore.

Krahasuar me vitin e kaluar, janë arkëtuar 21,9 milionë denarë më shumë, përkatësisht rreth 350.000 euro.
Nga pagesat e taksave rrugore gjatë vitit të kaluar janë realizuar të ardhura në vlerë prej mbi 67 milion euro.

Sipas Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, pika më e frekuentuar e pagesës së taksave rrugore është ajo në Tetovë.
Ndërkaq, sipas mjeteve të mbledhura dhe çmimit të biletave, të ardhurat më të larta regjistrohen në pikën e pagesës në Rramanli, pranë Kumanovës.

Pas saj renditen pikat e pagesës në Miladinoc, Petrovec, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë, Stobi, Preod, Gostivar, Sopot, Gjevgjeli, Kadrifakovë, Otovicë dhe Demir Kapi.

Maqedoni3 minutes ago

Agjencia e Mediave: Aplikacion falas kundër lajmeve të rreme, në fokus edukimi i të rinjve

Maqedoni34 minutes ago

Në Francë sekuestrohen 68 kilogramë kokainë, arrestohet një shtetas maqedonas

Maqedoni55 minutes ago

Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore

Shqipëri57 minutes ago

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

Kosovë57 minutes ago

Pacolli dëshmon për shtatë orë në SPAK për Aeroportin e Vlorës: Besoj në drejtësinë shqiptare

Kosovë1 hour ago

Donika Gërvalla thotë se Arlinda Zekaj iu drejtua drejtësisë, e jo Qeverisë: Ndoshta do kishte angazhim

Maqedoni2 hours ago

Grabitje e armatosur, dy persona kërcënojnë me armë bashkëshortët dhe marrin paratë

Maqedoni2 hours ago

Nuk ka vende të lira në Klinikën e Neurologjisë, nga goditjet në tru po preken edhe pacientë më të rinj

Maqedoni3 hours ago

Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!

Shqipëri3 hours ago

“Dua drejtësi për djalin tim”- Nëna nga Fieri pretendon për dhunë në kopsht: Dyshoj se pamjet filmike janë fshirë!

Kosovë3 hours ago

“Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn

Lajme4 hours ago

Ali Ahmeti ende pa reagim për humbjen e Vuçiçit, ndërsa liderët shqiptarë përshëndetën ndryshimin

NA NDIQ NË FACEBOOK