Connect with us

Lajme

Ky është djaloshi që u plagos rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë

Publikuar

më

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur për mbështetjen e zjarrtë të Kombëtares shqiptare, ka mbetur i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së sotme, 24 tetor, në Tiranë.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, i riu u godit me plumb gome nga policia gjatë përplasjeve me protestuesit. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku raportohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Vishkulli është pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek Kombëtaren në stadiume. Sot, emri i tij u bë lajm për një ngjarje të rëndë, ndërsa pamjet pas plagosjes qarkulluan në rrjetet sociale.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mjekësor mbi pasojat për shikimin e tij. Raportimet për dëmtime të përhershme mbeten të pakonfirmuara.

NA NDIQ NË FACEBOOK