Maqedoni
Kush do ta drejtojë Bërvenicën? Gjashtë kandidatë në garë, sot votojn të sëmurit

Bërvenica bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme lokale. Të dielën, më 18 tetor, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës, ndërsa sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të raportuara nga mediat, për votimin e sotëm janë regjistruar 88 persona. Nesër, vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00. Në listën zgjedhore figurojnë 16.256 votues nga dhjetë vendbanimet e komunës.













