Kosovë
Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV-së për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, të cilët i kanë kërkuar që deputetët e Vetëvendosjes ta votojnë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Derisa Kurti po hynte në objektin e Kuvendit, protestuesit brohoritën: “Votojeni ligjin!”
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme, ku ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë pika e parë e rendit të ditës.












