Connect with us

Shqipëri

Kontrolle me kamera inteligjente në Korçë, Rrugorja ndëshkon 257 shoferë për parakalime të gabuara

Publikuar

më

Policia Rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut me pajisje inteligjente, duke ndëshkuar qindra drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor.

Gjatë një jave janë vendosur 257 gjoba për parakalime të gabuara, 233 për ndalim të gabuar të mjetit, 97 për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha, 74 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 61 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 25 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Po ashtu, janë vendosur 6 masa për xhama të errësuar pa autorizim ose në tejkalim të tij, 4 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe 317 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sipas Policisë, kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale me qëllim rritjen e sigurisë rrugore. Uniformat blu u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112

NA NDIQ NË FACEBOOK