Connect with us

Shqipëri

Jep dorëheqjen drejtori i Burgjeve, Kupi: Pas shtatë muajsh vendosa që…

Publikuar

më

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e sotme, 12 tetor, pas shtatë muajsh në krye të këtij institucioni. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kupi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka folur për sfidat me të cilat është përballur gjatë kësaj periudhe, punën e bërë dhe arsyetimin e vendimit për t’u larguar.

Në reagimin e tij, Kupi thekson se drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka qenë një periudhë e lehtë, për shkak të problemeve dhe përgjegjësive që kërkonin zgjidhje të shpejta.

“Pas shtatë muajsh në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kam vendosur të jap dorëheqjen nga kjo detyrë”, shkruan ai.

Më tej, Kupi shprehet se gjatë kësaj periudhe është përballur me situata që kërkonin vendime të vështira dhe ndërhyrje të menjëhershme. Sipas tij, përpjekjet janë përqendruar në përmirësimin e funksionimit të sistemit të burgjeve dhe rritjen e sigurisë.

“Gjatë këtyre muajve, puna ime është përqendruar në forcimin e sigurisë, përmirësimin e administrimit dhe modernizimin e sistemit penitenciar”, thuhet në reagimin e tij.

Ai shton se ndër prioritetet kryesore kanë qenë rritja e përgjegjshmërisë së punonjësve, mbështetja e profesionalizmit të tyre dhe përmirësimi i kushteve për personat që vuajnë dënimin.

Kupi ka vënë theksin edhe te trajtimi i të burgosurve dhe respektimi i të drejtave të tyre, duke argumentuar se një sistem modern nuk duhet të vlerësohet vetëm nga siguria, por edhe nga mundësitë që u ofron personave të dënuar për t’u rehabilituar dhe për t’u rikthyer në shoqëri.

“Besoj se një sistem penitenciar modern matet edhe me mënyrën se si i trajton njerëzit, me respektimin e të drejtave të tyre, me transparencën dhe me mundësitë reale që u jep për t’u rehabilituar e për t’u rikthyer në shoqëri”, shkruan ai.

Në mesazhin e tij, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka përmendur edhe kritikat dhe kundërshtimet me të cilat është përballur gjatë ushtrimit të detyrës, pa dhënë detaje konkrete për rastet që ka pasur parasysh.

“Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë”, shprehet Kupi, duke shtuar se është përpjekur t’i dëgjojë kritikat dhe të vijojë punën pavarësisht pengesave.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, në veçanti ministrin Toni Gogu, për besimin dhe bashkëpunimin, si dhe drejtuesit, punonjësit e sistemit penitenciar dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur gjatë këtyre muajve.

Në përfundim të reagimit, Kupi shprehet se largohet me respekt për përgjegjësinë që i është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë.

“Largohem nga detyra me respekt për përgjegjësinë që më është besuar dhe me dëshirën që puna e nisur të vijojë në shërbim të një sistemi penitenciar më të sigurt, më të drejtë dhe më njerëzor”, përfundon ai.

Kujtojmë se Adriatik Kupi, mori detyrën në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve në fillim të muajit prill, pas largimit të Klevis Qoses.

Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë dhe ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri26 minutes ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme1 hour ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni2 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri3 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme4 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion5 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni5 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri6 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni6 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme7 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni8 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

Maqedoni8 hours ago

Alarm në Ohër dhe Strugë: Fëmijët shfrytëzohen për lëmoshë, dyshime edhe për abuzim seksual

NA NDIQ NË FACEBOOK