Connect with us

Lajme

Jakup Huseini në takim me zv.drejtorin e Diasporës siguron: Bërvenica do ta ketë Zyrën e Diasporës

Publikuar

më

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, pas takimit me zëvendësdrejtorin e Diasporës, Fatlum Jusufi, ka bërë të ditur se Bërvenica do ta ketë Zyrën e Diasporës.

Huseini ka theksuar se kjo zyrë do të shërbejë si urë lidhëse mes komunës dhe mërgatës, duke krijuar mundësi më të mëdha për komunikim, bashkëpunim dhe përfshirjen e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendlindjes.

“Mërgata jonë meriton vëmendje, mbështetje dhe komunikim të drejtpërdrejtë me vendlindjen”, ka deklaruar Huseini, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve me bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.

NA NDIQ NË FACEBOOK