Maqedoni
I mori 2.000 euro për dokumente pune jashtë vendit, por nuk ia siguroi – denoncohet 54-vjeçari nga Bogovina

Një 54-vjeçar nga fshati Bogovinë i Tetovës dyshohet se ka mashtruar një 45-vjeçar, duke i marrë 2.000 euro me premtimin se do t’i siguronte dokumente për qëndrim dhe punësim jashtë vendit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i dyshuari N.I. i kishte premtuar të dëmtuarit se do t’ia rregullonte dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa paratë i ishin dorëzuar përmes një ndërmjetësi.
Megjithatë, dokumentet nuk u siguruan dhe i dëmtuari kuptoi se ishte mashtruar.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër 54-vjeçarit për veprën penale “mashtrim”.













