Connect with us

Lajme

Haziri për shkarkimin e Isufajt: Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet!

Publikuar

më

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas shkarkimit të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufi.

“Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet!”, ka shkruar Haziri, derisa sipas tij kjo qasje ka nisur para 6 vjetëve.

Reagimi i plotë:

Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet!

Kjo qasje filloi para 6 vitesh me shkarkimin e gjyqtares Valdete Daka nga KQZ-ja, vazhdoi me bordet e ndërmarrjeve, komisionet e pavarura, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ambasadorët dhe konsujt, e deri te Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Dhe sot, në vazhdën e kësaj qasjeje, pikërisht kur pritej të dilte zgjidhja për një President konsensual, vjen lajmi për shkarkimin e Kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK