Connect with us

Lajme

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Publikuar

më

Haqim Ramadani, ish-kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ka bërë apel që të mos keqpërdoret emri i tij, pasi siç thotë, gjithnjë e më shumë po shfaqen profile të rreme që publikojnë shkrime sikur të ishin nga ai, përcjelltetova1

Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin debatet e panevojshme që krijohen përmes këtyre profileve, duke theksuar se Bërvenica ka nevojë për një garë të qetë dhe demokratike, me fokus te projektet dhe shërbimet për banorët.

Ai gjithashtu ka kërkuar që hapësira t’u lihet kandidatëve që garojnë në zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë:

“Po shoh gjithnjë e më shumë profile të rreme me emrin tim, përmes të cilave publikohen shkrime sikur të ishin nga unë.

Për hir të korrektësisë, ju bëj thirrje që të mos keqpërdoret emri im dhe të mos krijohen debate të panevojshme në emrin tim.

Bërvenica ka nevojë për një garë të qetë, demokratike dhe me fokus te projektet dhe shërbimet për banorët. Të mos ia marrim hapësirën kandidatëve që garojnë.

I Juaji,
Haqim Ramadani”/tetova1.mk