Connect with us

Lajme

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Publikuar

më

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, e ka përshëndetur formimin e grupit punues për çështjen e Gjykatës Speciale, duke shprehur shpresën se në këtë proces do të përfshihen të gjitha partitë politike, deputetët dhe ekspertët juridikë. Ai ka paralajmëruar gjithashtu protesta para zyrave të Bashkimit Evropian nëse nuk realizohen synimet e kësaj iniciative.

Gucati, në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se formimi i grupit punues është një hap i rëndësishëm, edhe pse, sipas tij, kjo iniciativë është ndërmarrë me vonesë.

Ai ka theksuar se çështja e Gjykatës Speciale përbën një sfidë të madhe dhe ka përshëndetur iniciativën e kryeministrit Albin Kurti për formimin e këtij grupi.

“Është bërë shumë mirë që është bërë ky grup punues. Është pak me vonesë, por prapë është shumë mirë që është bërë, për arsye se, duke e ditur që ne gjendemi para një sfide shumë të madhe dhe kemi një akuzë shumë të madhe para një kauze kombëtare, unë e përshëndes kryeministrin Kurti që e ka marrë iniciativën dhe e ka bërë grupin punues për Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Gucati.

Ai ka shprehur shpresën që në këtë proces të bashkohen të gjitha partitë politike, deputetët dhe juristët, me qëllim që të punohet për çështjen e Gjykatës Speciale dhe të shqyrtohen mundësitë për veprime të mëtejshme juridike.

Kreu i OVL-UÇK-së ka folur edhe për vendimet e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se mbetet optimist se vendimi i shkallës së parë do të rrëzohet në Gjykatën e Apelit.

“Njëri gjithmonë duhet të jetë optimist dhe nuk duhet ta humbim shpresën. Ne jemi shumë optimistë se në Apel ky vendim do të rrëzohet”, ka thënë Gucati.

Ai ka shprehur kritika ndaj Gjykatës Speciale dhe mënyrës se si, sipas tij, është zhvilluar procesi gjyqësor. Gucati ka ngritur pretendime për lidhje të personave të përfshirë në proces me Serbinë, si dhe ka kritikuar vendimet e dhëna ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas tij, dënimet e shqiptuara ndaj pjesëtarëve të UÇK-së nga gjykata të ndryshme ndër vite janë shqetësuese. Ai ka përmendur edhe shifrën prej 645 vjetësh burgim, për të cilën ka pretenduar se u është shqiptuar pjesëtarëve të UÇK-së.

Gucati ka folur gjithashtu për zhvillimet politike në Kosovë, duke thënë se pajtimi i deputetëve për formimin e grupit punues ka qenë i rëndësishëm për të shmangur vonesat e mëtejshme institucionale.

Gucati ka komentuar edhe miratimin e ligjit në Kuvend, duke përshëndetur deputetët që votuan për të në të dy leximet.

Ai ka thënë se ka pasur zëra që kanë vënë në dyshim mundësinë e miratimit të këtij ligji, por ka shprehur shpresën se ai do të shërbejë për qëllimin e synuar.

“Kam dëgjuar shumë zëra që na kanë thënë se nuk mund të jetë ky ligj, por unë i përshëndes deputetët që votuan në të dy leximet dhe shpresoj që deputetët shqiptarë të punojnë për këtë çështje të Gjykatës Speciale”, ka deklaruar ai.

Gjatë intervistës, Gucati ka komentuar edhe reagimet e Bashkimit Evropian lidhur me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale. Ai ka vënë në pikëpyetje, siç është shprehur, mungesën e masave nga ana e BE-së ndaj kësaj gjykate, pavarësisht pretendimeve të tij për shkelje gjatë procedurave.

Ai ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe ka kërkuar që institucionet vendore të kenë hapësirën e nevojshme për të trajtuar çështjet që lidhen me vendin.

“E dimë që BE-ja na ka ndihmuar gjatë luftës dhe jemi falënderues, por tash të mos përzihet në shtëpinë tonë. Ne jemi shtet i pavarur tash”, ka thënë Gucati.

Në fund, ai ka paralajmëruar se OVL-UÇK-ja do të organizojë protesta para zyrave të Bashkimit Evropian nëse, sipas tij, nuk realizohet iniciativa për të cilën po punohet.

“Nëse nuk bëhet realizimi i këtij ligji, ne tashmë do të protestojmë para zyrave të BE-së, sepse ata nuk po duan të na lejojnë që kjo të bëhet”, ka deklaruar Gucati në emisionin “Ditari” të Tëvë1.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri30 minutes ago

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Lajme1 hour ago

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Shqipëri3 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme4 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri5 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme6 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri8 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme9 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni10 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri10 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë12 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme12 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

NA NDIQ NË FACEBOOK