Connect with us

Bota

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Publikuar

më

Policia holandeze është vënë në kërkim të pesë shtetasve serbë, të dyshuar për një grabitje spektakolare të stolive me vlerë miliona euro, në panairin e artit TEFAF, në qytetin holandez të Mastrihtit, në qershor të vitit 2022.

Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e katër burrave dhe një gruaje, të cilët janë përfshirë në listën evropiane të personave më të kërkuar. Bëhet fjalë për Aleksandar Ceniqin (50), Aleksandar Stojiljkoviqin (50), Dushko Dimitrijeviqin (50), Bratislav Stojanoviqin (41) dhe Ninosllava Joviqin (41)

Sipas autoriteteve holandeze, të dyshuarit besohet se ndodhen në Nish ose në rrethinën e Beogradit, raportojnë mediat.

Për informacione që do të çonin në arrestimin e njërit apo më shumë prej tyre, Prokuroria holandeze ka ofruar shpërblim prej 20 mijë eurosh.

Ngjarja ndodhi më 28 qershor 2022, gjatë panairit vjetor të artit TEFAF në Mastriht.

Të dyshuarit përdorën forcë të madhe për të thyer vitrinat e ekspozimit dhe për të marrë stolitë me vlerë miliona euro. Në mesin e sendeve të vjedhura ishte edhe një gjerdan, vlera e të cilit ishte vlerësuar në 27 milionë euro.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë arritur të gjejnë tri diamante të vjedhura, në Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.

Policia holandeze ka bërë të ditur se, pavarësisht bashkëpunimit intensiv me shtete të ndryshme dhe mbështetjes së Europolit dhe Eurojustit, deri më tani nuk ka arritur t’i arrestojë pesë të dyshuarit.

Meqenëse Serbia nuk i ekstradon shtetasit e saj në raste të tilla, hetuesit shpresojnë që ata të arrestohen në ndonjë shtet tjetër.

Dyshohet se ishin të përfshirë edhe në një grabitje të vitit 2020

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në mars të vitit 2020 ishte tentuar një grabitje në të njëjtin panair të artit në Mastriht. Të paktën njëri prej pesë të dyshuarve dyshohet se kishte lidhje edhe me këtë rast.

Në gjurmët e tyre hetuesit kanë arritur përmes analizimit të komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të cilën policia kishte arritur ta depërtonte në vitin 2021.

Prokurori i përfshirë në hetime ka thënë se gjatë më shumë se katër vjetëve janë mbledhur shumë informacione dhe janë shqyrtuar pista të ndryshme hetimore.

Autoritetet shpresojnë se publikimi i fotografive dhe identiteteve të të dyshuarve do të ndihmojë në sigurimin e informacioneve të reja për lëvizjet e tyre dhe në arrestimin e tyre.

Lajme53 minutes ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni2 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri3 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme4 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni4 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë4 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni5 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme5 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport5 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni5 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme5 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë5 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

NA NDIQ NË FACEBOOK