Connect with us

Maqedoni

E kërcënuan me publikimin e materialeve komprometuese, i kërkuan 10 mijë euro – arrestohen tre shkupjanë!

Publikuar

më

Tre persona nga Shkupi janë arrestuar gjatë aksionit policor “Pastruesi”, nën dyshimin se kanë kërcënuar dhe shantazhuar një banor të Dellçevës, duke i kërkuar 10.000 euro në këmbim të mospublikimit të materialeve komprometuese.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të arrestuarit janë Z.B. (61), M.B. (35) dhe B. (43), të gjithë nga Shkupi.

Aksioni është realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, në bashkëpunim me policinë e Shtipit, Dellçevës dhe Shkupit, gjatë të cilit janë kryer bastisje në dy lokacione.

Sipas denoncimit, disa persona nga Shkupi e kishin kërcënuar viktimën me jetë dhe me dhunë fizike, duke kërkuar prej tij 10 mijë euro. Në rast se nuk paguante shumën, ata dyshohet se e kishin kërcënuar me publikimin e materialeve komprometuese.

Gjatë bastisjeve, policia ka zbuluar edhe një pistoletë ilegale të tipit “M57”, të kalibrit 7,62 milimetra. Nga verifikimet është konstatuar se arma ishte vjedhur gjatë një vjedhjeje të rëndë në territorin e Shkupit.

Rasti po hetohet nga Prokuroria Themelore Publike në Dellçevë për veprat penale “shantazh” dhe “rrezikim i sigurisë”, sipas neneve 259 dhe 144, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri8 minutes ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme1 hour ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri3 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme4 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni5 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri5 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë7 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme7 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni8 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme9 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme9 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Lajme10 hours ago

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

NA NDIQ NË FACEBOOK