Connect with us

Kosovë

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë

Publikuar

më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 20 tetor 2026 ngriti aktakuzë ndaj të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina, Gazmen Quni dhe Sasivar Mazerek, lidhur me dallavere me transportimin e naftës nga Durrësi për Kosovë.

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar lidhur me këtë rast qysh në korrik të këtij viti.

Në aktakuzë thuhet se 12 të akuzuarit kanë vepruar si grup kriminal ku me dashje dhe dijeni prej janarit 2021 e deri në dhjetor 2025, kanë kryer veprime lidhur me transportimin e derivateve të naftës dhe me paraqitjen e dokumenteve të rrejshme për bizneset e tyre e për shitjen-blerjen, duke realizuar transaksione fiktive dhe kanë shmangur tatimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Veriu.info kishte raportuar se sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, në krye të këtij grupi të organizuar kriminal kishte Faruk Mazrek.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit, Faruk dhe Fariz Mazrek kanë udhëhequr grupin duke u kujdesur për krijimin e rrjetit brenda Kosovës dhe shtetasve nga Shqipëria dhe persona NN, duke blerë derivate nga “Gega Oil” në portin e Durrësit me qëllim importimin e naftës në Kosovë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se gjatë rrugës mjetet transportuese në shumicën e rasteve janë ndërruar me mjetet të tjera që kanë qenë të modifikuara dhe që mbusheshin me ujë deri në 90 për qind, ndërsa pjesa e derivative mbetej në territorin e Shqipërisë.

Në aktakuzë, thuhet se në rastet e kontrolleve doganore kur autoritetet merrnin mostrat, ato mostra merreshin në pjesën ku ndodheshin derivatet, ndërkaq pjesa e konsiderueshme ku ndodhej uji ishte e paarritshme për kontroll.

Sipas aktakuzës, në një rast kamioni që kishte tetë komora, 7 prej tyre ishin me ujë ndërkaq vetëm njëri me naftë.

Në aktakuzë thuhet se pronari biznesit “Fariza Mazrek B.I” me emër tregtar “PO Petrol Fariz” me të autorizuar Fariz Mazrek, me qëllim që t’i sjellë vetes dhe të tjerëve dobi pasurore, ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë, ku ka pranuar fatura fiktive nga “Eurokoss” “Cini Oil”, “Veda-2-Petrol”, “Seticommerc” në vlerë prej 1.641.231.44 euro.

Ndërkaq, thuhet se vlera e padeklaruar sipas aktakuzës arrin 6,349.632.18 euro, të derdhura në 14 deponime në para të gatshme të “Gega Oil” si dhe kanë shkarkuar stokun fiktiv me faturë shitjeje prej 1,674.438.17 euro ndaj një blerësit anonim “qytetar” dhe nuk kanë raportuar fatura shitjeje prej 2.177.867.09 euro në vitin 2024.

Andaj, sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të shtetit të Kosovës i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 4 milionë e 637 mijë e 893 euro e 69 centë.

Sipas raportimit tonë në korrik të këtij viti gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit Faruk Mazrek në Mamushë dhe në fabrikën e bllokave “Şaşo Group” në Bokshiq të Klinës, Policia kishte sekuestruar një pasuri të konsiderueshme:

Para të gatshme: 14,400 euro kesh (të ndara në kartëmonedha 4×500€, 25×200€, 15×100€ dhe 118×50€).

Vetura luksoze: Një Mercedes Benz C220 (i bardhë) dhe dy Mercedes Benz S-Class 350D 4Matic (të zinj).

Automjete të rënda: Pesë (5) kamionë dhe dy cisternë/gjysmërimorkio.

Pajisje elektronike: Një telefon iPhone 16 Pro Max.

Dokumentacion: Dhjetëra fatura të shitblerjes, fletëdërgesa dhe fletore shënimesh të biznesit “Şaşo Group”.

Ndërsa djalit të tij i ishin sekuestruar laptopë dhe vula

I pandehuri tjetër nga Mamusha, Fariz Mazrek, ka qenë cak i bastisjeve në shtëpinë e tij dhe në biznesin “Fariz Mazrek” B.I.:

Pajisje elektronike: Një telefon iPhone 16 Pro Max, një laptop Lenovo dhe një shtëpizë kompjuteri Lenovo.

Dokumente dhe vula: 55 foldera me dokumentacione, certifikata pronësie e biznesi, fatura, si dhe pesë (5) vula të ndryshme.

Dokumente të tjera: Dy foldera të kompanisë “Şaşo Group” dhe blloka shënimesh.

Në të njëjtin lokacion në Mamushë, Policia kishte bastisur edhe të pandehurin Muhamet Mazrek:

Veturat: Një Mercedes Benz C220 d4Matic (ngjyrë e bardhë/e zezë) dhe një Nissan Navara (ngjyrë e zezë) së bashku me çelësat.

Pajisje elektronike: Një telefon celular iPhone 17 Air.

Prova të tjera: Një fletë e formatit A4 me shkrim dore.

Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

Religjion37 minutes ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni1 hour ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri2 hours ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme2 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme2 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme3 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme3 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Lajme3 hours ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Lajme3 hours ago

Nga Tetova deri te majat e kardiokirurgjisë botërore, Omer Xhemaili flet për revistën e njohur

Maqedoni4 hours ago

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

Lajme4 hours ago

Qytetarët denoncojnë/ Dyshime për ndërtim pa leje dhe uzurpim të pronës në “Malin Sharr” në Tetovë, – i përfshirë është një ish zyrtar i BDI-së?!

Shqipëri4 hours ago

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

NA NDIQ NË FACEBOOK