Connect with us

Maqedoni

Do t’u jepet fund kontratave në institucionet shtetërore, mijëra të angazhuar do të kenë mundësi për punësim të përhershëm

Publikuar

më

Personat që prej vitesh punojnë në institucionet shtetërore me kontratë pune, kontratë autori ose përmes agjencive për punësim të përkohshëm, mund të marrin status të rregullt pune me kohë të pacaktuar. Kjo parashihet në Projektligjin për transformimin në marrëdhënie të rregullt pune, i cili është prezantuar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

Sipas Stojanoskit, propozimi synon t’i japë fund pasigurisë shumëvjeçare të personave që punojnë në sektorin publik pa sigurinë që sjell punësimi i rregullt.

“Ky është një problem pas të cilit nuk qëndrojnë vetëm kontrata, dokumente dhe procedura administrative, por fate njerëzore, familje dhe njerëz që prej vitesh jetojnë në pasiguri për të ardhmen e tyre”, deklaroi Stojanoski.

Projektligji përfshin disa institucione të sektorit publik, përfshirë organet e pushtetit shtetëror, institucione të caktuara publike në shëndetësi, kulturë, mbrojtjen e fëmijëve dhe sociale, komunat, ndërmarrjet publike, institutet dhe fondet.

Të drejtën për transformim do ta kenë personat që kanë kontratë të vlefshme në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit dhe kontrata e të cilëve mbetet në fuqi në momentin e transformimit. Kjo do të thotë se nuk përfshihen automatikisht të gjithë ata që kanë punuar ndonjëherë me kontratë, por vetëm personat që plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj.

Nga zbatimi përjashtohen, ndër të tjera, shoqëritë aksionare, shkollat fillore dhe të mesme, institucionet e arsimit të lartë dhe shkencore, Ministria e Punëve të Brendshme, shërbimet e sigurisë dhe institucione të tjera të përcaktuara me projektligj.

Institucionet do të kenë 90 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit për të lidhur kontratat ose për të miratuar vendimet për punësim.

Transformimi do të bëhet në faza. Për deri në 50 për qind të personave të përfshirë, kontratat ose vendimet do të hyjnë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, ndërsa për pjesën tjetër afati përfundimtar është 31 dhjetor 2027.

Projektligji parashikon gjithashtu mbrojtje për punonjësit gjatë procedurës së transformimit. Institucionet nuk do të mund t’ua ndërpresin kontratat para se të hyjnë në fuqi vendimet për punësim, përveç rasteve të shkeljes së detyrimeve kontraktuale në përputhje me ligjin.

Sipas Stojanoskit, qëllimi është jo vetëm të zgjidhet problemi i personave të angazhuar aktualisht me kontrata afatgjata, por edhe të parandalohet përsëritja e kësaj praktike në të ardhmen.

Projektligji duhet të kalojë procedurën ligjore, ndërsa zbatimi konkret do të varet nga miratimi dhe hyrja e tij në fuqi.

Lajme8 minutes ago

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Maqedoni1 hour ago

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

Shqipëri2 hours ago

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Lajme3 hours ago

“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

Maqedoni4 hours ago

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

Shqipëri4 hours ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme5 hours ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni7 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri7 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme8 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota9 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme9 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

NA NDIQ NË FACEBOOK