Connect with us

Lajme

Deputetja Haxhiu për protestën në Tiranë: Të rinjtë nuk janë armiq të shtetit!

Publikuar

më

Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka reaguar pas protestave të dhunshme në Tiranë, duke shprehur mbështetje për studentët dhe të rinjtë që kërkojnë të drejtat e tyre.

“Tirana sonte na dhemb të gjithëve!”, ka shkruar Haxhiu në reagimin e saj në rrjetet sociale, duke theksuar se të rinjtë nuk duhet të trajtohen si kundërshtarë të shtetit, por si pjesë e rëndësishme e së ardhmes së vendit.
“Të rinjtë nuk janë armiq të shtetit! Janë fëmijët e vendit, janë e ardhmja e tij!”, ka theksuar deputetja.
Haxhiu ka shprehur solidaritet me studentët dhe rininë, duke mbrojtur të drejtën e tyre për të ngritur zërin dhe për të shprehur pakënaqësitë.

“Me studentët, me rininë, me të drejtën për të ngritur zërin! Dhunës nuk i thuhet po, padrejtësisë nuk i heshtet!”, ka përfunduar ajo.