Connect with us

Maqedoni

Burgu i Strumicës bëhet me lodra, luhatëse dhe rrëshqitëse

Publikuar

më

Në burgun e Strumicës është rregulluar një hapësirë me lodra dhe pajisje për fëmijët që vijnë të vizitojnë prindërit dhe familjarët e tyre që vuajnë dënimin me burg.

Sipas Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, iniciativa ka ardhur pas kërkesave të prindërve dhe familjeve të tyre, të cilët kanë theksuar nevojën për një kënd të veçantë për fëmijët gjatë vizitave.

Me vendosjen e luhatëseve, rrëshqitëseve dhe lodrave, institucioni synon të krijojë një atmosferë më të këndshme për vizitorët më të vegjël dhe t’u mundësojë të kalojnë kohë me aktivitete gjatë vizitave te të afërmit.

Nga Drejtoria theksojnë se këto aktivitete janë pjesë e rregullimit të vazhdueshëm të oborrit të burgut, me qëllim përmirësimin e kushteve si për të dënuarit, ashtu edhe për vizitorët e tyre.

Nismën e ka mbështetur edhe klubi i basketbollit ABA Strumica, të cilin Drejtoria e ka falënderuar për kontributin në rregullimin e këndit të fëmijëve.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK