Connect with us

Shqipëri

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

Publikuar

më

“Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës, rruga e vetme është protesta për largimin e tij”.

Kështu u shpreh Sali Berisha gjatë takimit me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, i cili theksoi se opozita duhet të vijojë betejën brenda institucioneve, ndërsa kundërshtoi idenë e bojkotit.

Sipas Berishës, opozita duhet të përdorë parlamentin për të denoncuar veprimet e qeverisë dhe për të ushtruar të drejtat e saj institucionale.

Berisha deklaroi gjithashtu se Shqipëria ndodhet përballë një regjimi që, sipas tij, nuk respekton ligjin dhe Kushtetutën. Në këto kushte ai tha se rruga e vetme për largimin e Ramës nuk është SPAK, por protesta. dhe jo largimi

“Ky është realiteti shqiptar. Ndaj dhe këtu rruga e vetme është protesta për largimin e tij. Zgjidhje tjetër, ne këtu do jemi… por të presësh se atë do ta largojë SKAP-i, nuk e largon kurrë, nuk i afrohet dot kurrë. Të gjitha këto që i bën tani ai, i bën vetëm për veten e tij. Edhe ligjet që i paraqiti për të ndryshuar, vetëm për veten e tij”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

“Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës, rruga e vetme është protesta për largimin e tij

Faleminderit për diskutimin, sugjerimin, vërejtjet. Një moment është këtu themelor, kjo është një opozitë në diktaturë.

Dhe një opozitë në diktaturë ka dy opsione. Kjo është diktaturë e bazuar në drogën, fuqinë e jashtëzakonshme të saj.

Vetëm Salvator Aliu, që bashkëpunon me Edi dhe Olsi Ramën, ka në dorë të paktën 7 miliardë euro, minimumi, dhe që ka marrë përsipër të ndërtojë Zigzagun në emër të tyre.

Në këto kushte opozita ka dy zgjidhje, ose të dalë jashtë institucioneve, ose të vazhdojë betejën brenda institucioneve.

Asnjë kusht për të qenë në institucione nuk ka. Asnjë e drejtë e saj nuk respektohet. Por, braktisja e institucioneve është interesi më i mirë i diktaturës.

Se si e bllokon kur merr 83 mandate, unë nuk e di. E ka zgjidhur ai problemin, me 83 mandate ai i përdor ato për të gjitha gjërat që i duhen, ligje të kësaj natyre.

Në zgjedhje bllokohet, po nuk more pjesë në zgjedhje, ai zgjedhjet i zhvilloi siç i zhvilloi. Madje duhet të dish një gjë, kur u dogjën mandatet, zotëria e ekzekutoi vendimin për 24 orë, kur hapësira ligjore ishte 3 javë.

Dhe në fakt, duhet ta dimë, në qoftë se PD nuk mori ndëshkimin për precedentin që krijoi nuk e mori sepse e panë që ky e donte atë punë, dhe e bënë share përgjegjësinë. Se PD mandatet nuk kishte asnjë lloj tagri t’i digjte.

Kështu kemi të bëjmë me një njeri që e do me çdo kusht opozitën jashtë institucioneve. Kur të doni marrim vendimet dhe i diskutojmë, por dalja e opozitës jashtë institucioneve i shërben vetëm atij.

Se të paktën janë përdorur, për asgjë tjetër, sot ata që numërojnë me shumë të drejtë me dhjetëra e qindra akte kriminale të kësaj qeverie, të gjitha janë të denoncuar në parlament dhe SKAP nga kjo opozitë.

Kjo ka ndodhur. Por vetëm kaq, se ky i ka nën kontroll të gjitha, siç e shihni vetë.

Ky reformën territoriale e ndërpreu vetë, e pa se konsultimet janë kundër tij, tha ik se nuk më duhen konsultimet mua.

Kjo është e vërteta. Ky fakt është fakt nga i cili përcaktohen qëndrimet. Këtu kemi të bëjmë me një regjim, i cili nuk njeh as ligj, as Kushtetutë.

Ja tani do mblidhemi si grup parlamentar ne, çfarë do bëjmë ne? Ai nuk pranon mocionet, që janë një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë.

As për KAYO-n, as për SHISH-in. Del bandë ajo dhe opozita nuk ka të drejtë të thërrasë mocion debati.

Këto janë. Gjithnjë është kjo. Se janë të thjeshta. Duhet të qëndrojmë jashtë institucioneve apo të dalim.

Vetëm një gjë, ua them me përgjegjësi të plotë, dalja është interesi i tij absolut. Atë do. Kjo është, ky është realiteti shqiptar. Ndaj dhe këtu rruga e vetme është protesta për largimin e tij.

Zgjidhje tjetër, ne këtu do jemi… por të presësh se atë do ta largojë SKAP-i, nuk e largon kurrë, nuk i afrohet dot kurrë.

Të gjitha këto që i bën tani ai, i bën vetëm për veten e tij. Edhe ligjet që i paraqiti për të ndryshuar, vetëm për veten e tij”.

Shqipëri25 minutes ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë55 minutes ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni55 minutes ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë1 hour ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni2 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri2 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme3 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

Lajme4 hours ago

Kurtishi: Për të marrë rrogën, duhet të vish në punë, nuk shkon: edhe patriot edhe hajdut

Lajme4 hours ago

Këshilli Fiskal alarmon: Sistemi pensional nën presion – deficiti arrin 5.2% të PBB-së, reformat nuk mund të shtyhen

Lajme4 hours ago

Sulejmani: Punimet në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë drejt përfundimit

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim

Maqedoni5 hours ago

Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK