Lajme
Blerim Sejdiu hap dëgjimin publik për Planin Hapësinor të Maqedonisë së Veriut 2021–2040

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rajonit Planor të Pollogut, ka hapur dëgjimin publik rajonal për Draft-Planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021–2040.
Dëgjimi publik është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa synon përfshirjen e nevojave dhe prioriteteve të Rajonit të Pollogut në dokumentin strategjik që përcakton drejtimet e zhvillimit të vendit për dy dekadat e ardhshme.
Sejdiu theksoi se Pollogu ka nevojë për planifikim të qëndrueshëm, infrastrukturë moderne, menaxhim efikas të ujërave dhe mbetjeve, zhvillim ekonomik, mbrojtje të mjedisit dhe shfrytëzim racional të burimeve natyrore.
Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe planifikimit hapësinor për të krijuar kushte për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.












