Connect with us

Maqedoni

Blerim Hyseni shpërthen: Rinovuan sallën, por “harruan” gjuhën shqipe në Kumanovë!

Publikuar

më

Blerim Hyseni, përfaqësues i lartë i BDI-së dhe këshilltar komunal, ka reaguar ashpër për tabelën në sallën e rinovuar të sportit në Kumanovë, e cila, sipas tij, është vendosur vetëm në gjuhën maqedonase.

“Paska pasur para për renovimin e sallës, por jo vend për gjuhën shqipe në tabelë!”, ironizon Hyseni, duke ngritur pikëpyetje për respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në qytet.

Ai thekson se shqiptarët kontribuojnë përmes taksave publike dhe se gjuha shqipe nuk është favor që mund t’u bëhet, por e drejtë që duhet të respektohet.

Hyseni kërkon që tabela të plotësohet menjëherë edhe në gjuhën shqipe, duke kritikuar heshtjen e përgjegjësve komunalë.

“Respekti nuk matet me pllaka të reja, por me zbatimin e ligjit dhe barazinë në praktikë”, përfundon reagimin e tij ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK