Connect with us

Kosovë

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Publikuar

më

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot përmes një kumtese për media ndaj zhvillimve të fundit politike në Kososvë, të shoqëruara me protesta dhe konflikte të ashpra politike mes partive në pushtet dhe atyre opozitare me fokus miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhja e Presidentit të vendit.

Për BDI-në, në historinë moderne të kombit tonë, një prej këtyre vlerave sublime është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kontributi i së cilës për këtë parti, në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës mbetet vendimtar.

‘’Bashkimi Demokratik për Integrim, me vëmendje të veçantë po i përcjell zhvillimet politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vlerave sublime të kombit shqiptar, të cilat janë ndërtuar dhe dëshmuar ndër breza. Pa dyshim, në historinë moderne të kombit tonë, një prej këtyre vlerave sublime është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kontributi i së cilës në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës mbetet vendimtar’’, vë theksin BDI.

Për BDi-në UÇK-ja është vlerë e përbashkët kombëtare.

Ajo, kujton BDI, i takon gjithë kombit shqiptar dhe qëndron mbi partitë politike, mbi dallimet dhe interesat e ditës.

‘’UÇK-ja është një prej vlerave që ka bashkuar shqiptarët në momentet më të rëndësishme të historisë së tyre të re dhe kontributi i saj duhet të trajtohet me përgjegjësi, dinjitet dhe respekt institucional’’, thotë BDI.

BDI thekson se përgjegjësia bie mbi autoritetet e Republikës së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje nga kjo situatë, e cila do të jetë në përputhje me mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, mbrojtjen e dinjitetit të pjesëtarëve të saj dhe interesin e përgjithshëm të vendit.

‘’Në këto momente, interesat politike të ditës duhet t’i lënë vend interesit kombëtar, unitetit dhe përgjegjësisë shtetërore, duke ruajtur atë që UÇK-ja përfaqëson për kombin shqiptar dhe për historinë e Kosovës’’, thotë BDI.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK