Maqedoni
Astrit Gashi vlerëson Sabri Azirin: Dera e hapur për çdo qytetar

Gazetari Astrit Gashi ka publikuar një postim kushtuar Sabri Azirit, duke e vlerësuar për përkushtimin ndaj qytetarëve, humanizmin dhe gatishmërinë për të ndihmuar pacientët dhe familjarët e tyre në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.
Gashi thekson se Aziri, prej vitesh, është një nga personat te të cilët qytetarët gjejnë mbështetje, këshilla dhe ndihmë në momentet më të vështira, veçanërisht kur përballen me probleme shëndetësore të familjarëve.
Duke ndarë përvojat e tij personale, gazetari shkruan se telefoni i Azirit ka qenë gjithmonë i hapur për të ndihmuar, pa marrë parasysh orën apo rrethanat.
Një nga cilësitë që Gashi veçon është paanshmëria në trajtimin e qytetarëve, duke theksuar se Aziri nuk bën dallime mes njerëzve dhe se çdo kërkesë e trajton me empati dhe përkushtim.
“Nëse sot do të ndahej një çmim i merituar për ‘Qytetarin e Vitit’, pa asnjë dyshim Sabri Aziri do të ishte fituesi më i denjë, një njeri që humanizmin nuk e ka thjesht detyrë, por mision të përditshëm në shërbim të komunitetit”, shkruan Gashi.
Në fund të postimit, gazetari shpreh mirënjohje për Azirin, duke e cilësuar vlerësimin dhe respektin e qytetarëve si një nga format më të larta të mirënjohjes njerëzore.
“Faleminderit Sabri Aziri”, përfundon postimin e tij Astrit Gashi.












