Connect with us

Lajme

Arrestohet nga policia i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Publikuar

më

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sylaj ishte në arrati që nga 25 tetori, kur 49-vjeçarja Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës.

Arrestimi i tij vjen pas zhvillimeve të mbrëmjes së sotme, kur ai ishte lokalizuar në zonën e Deçanit dhe kishte komunikuar me pjesëtarët e Policisë, duke shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar vetëm te pjesëtarët e njësisë speciale FIT.

Gjatë komunikimit, Sylaj kishte kërkuar dhjetë minuta kohë për të biseduar me familjarët para se të dorëzohej.

NA NDIQ NË FACEBOOK