Connect with us

Lajme

Arkin Jahiji, Bujar Osmani dhe Valbon Limani takojnë banorët e Radiovcës

Publikuar

më

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, së bashku me nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani, dhe kryetarin e Gostivarit, Valbon Limani, kanë vizituar fshatin Radiovcë, ku kanë zhvilluar takime me qytetarët, raporton Zyrtare.

Gjatë vizitës, Jahiji ka prezantuar programin e tij dhe ka diskutuar me banorët për problemet dhe nevojat e komunës, duke dëgjuar pyetjet dhe sugjerimet e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kandidati i AKI-së ka falënderuar banorët e Radiovcës për bisedën e hapur dhe mbështetjen, duke theksuar se Bërvenica duhet të ndërtohet së bashku me qytetarët.

“Bashkë për Radiovcën! Bashkë për Bërvenicën! Bashkë drejt fitores!”, ka shkruar Jahiji.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK