Connect with us

Maqedoni

Apeli i Shkupit në krizë: Vetëm 7 gjyqtarë-porotë për 32 vende, shkaku pagesa e ulët

Publikuar

më

Gjykata e Apelit në Shkup po përballet me mungesë serioze të kuadrit, ndërsa një nga problemet kryesore është numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve-porotë, të cilët paguhen me vetëm 570 denarë në ditë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj gjykate, Zoran Gerasimovski, bëri të ditur se nga 32 pozitat e parapara për gjyqtarë-porotë, aktualisht janë plotësuar vetëm shtatë. Sipas tij, kompensimi ditor nuk është ndryshuar që nga viti 2018 dhe është tepër i ulët.

Problemi nuk kufizohet vetëm te porotët. Nga 51 gjyqtarë, përfshirë kryetarin, sa parashikohen me sistematizim, aktualisht janë në detyrë vetëm 35. Po ashtu, nga 245 vende pune në shërbimin gjyqësor, janë plotësuar vetëm 101.

Pavarësisht mungesës së stafit, Gerasimovski vlerësoi se kjo nuk do të ndikojë në efikasitetin e gjykatës.

NA NDIQ NË FACEBOOK