Connect with us

Maqedoni

“Alta Banka” e Manastirit reagon pas zhvillimeve në Serbi: “Paratë e klientëve janë të sigurta”

Publikuar

më

“ALTA Banka SHA Bitola” ka njoftuar se është likuide dhe vazhdon punën normalisht, pas zhvillimeve të fundit lidhur me ALTA Bankën në Serbi, së cilës iu hoq licenca e punës.

Nga banka theksojnë se ajo është person juridik i pavarur, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, që funksionon sipas legjislacionit vendor dhe është nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Popullore.

Të gjitha degët dhe bankomatet funksionojnë normalisht, ndërsa klientët kanë qasje të papenguar në paratë e tyre dhe mund t’i kryejnë të gjitha transaksionet bankare.

Banka thekson se zhvillimet në Serbi nuk nënkuptojnë ndryshim automatik të gjendjes së saj financiare apo statusit juridik në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, nga ALTA Banka rikujtojnë se depozitat e personave fizikë janë të siguruara përmes Fondit për Sigurimin e Depozitave, në përputhje me kushtet dhe kufijtë ligjorë.

Banka siguron klientët se nuk ka asnjë kufizim në përdorimin e shërbimeve bankare dhe se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mjeteve dhe besimit të tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK