Lajme
Aksion në Ohër dhe Strugë: Asgjësohen një ton mish pule, sanksionohen dy mishtore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfiskuar dhe asgjësuar 1.000 kilogramë lukthe pule, gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme në mishtore në Ohër dhe Strugë. Bëhet fjalë për produkt, importi dhe përdorimi i të cilit në përgatitjet dhe produktet e mishit janë të ndaluara.
Inspektorët kanë zbuluar dhe asgjësuar edhe 55 kilogramë përgatitje mishi, në të cilat ishin përdorur lukthe pule. Ndaj dy mishtoreve që nuk e kishin respektuar ndalimin janë ndërmarrë sanksione kundërvajtëse.
Sipas AUV-së, aksioni është pjesë e kontrolleve të intensifikuara për parandalimin e tregtimit të paligjshëm të këtij produkti dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Ndalimi ishte miratuar në korrik të vitit 2024, pas vlerësimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin, përfshirë ndotjen me baktere, viruse apo praninë e toksinave. Kontrollet e atëhershme kishin zbuluar gjithashtu keqpërdorime dhe mashtrim të konsumatorëve nga disa industri të mishit.
Në informacionin e publikuar nuk bëhen të ditur emrat e dy mishtoreve apo shumat e gjobave./MIA.mk













