Maqedoni
AKI feston në Bërvenicë (VIDEO)

Kandidati i AKI-së për Komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka nisur festën pas publikimit të rezultateve të para zgjedhore, duke shpallur fitoren ndaj kundërkandidatit shqiptar, Jakup Huseinit nga VLEN.
Ndërkohë, edhe kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së kanë shpallur fitoret e tyre përkatëse.
Megjithatë, gara për kreun e Bërvenicës mbetet e hapur. Në raundin e dytë, që pritet të mbahet pas dy javësh, Arkin Jahiji i AKI-së do të përballet me Stojançe Radiçevskin e VMRO-DPMNE-së.
Rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë se kush do ta drejtojë komunën në mandatin e ardhshëm.















