Connect with us

Lajme

Zjarri i madh në Himarë të Shqipërisë, digjen disa banesa, thirrje urgjente banorëve për evakuim

Publikuar

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës në Shqipëri, raporton tvklan.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji. Janë djegur po ashtu edhe sipërfaqet me pemëtari, që ndodhen në këtë zonë.

Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita si dhe kreu i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako kanë mbërritur në qytetin e Himarës për të koordinuar punën.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës, kanë shkuar edhe forca të tjera nga qytetet përreth me qëllimin për shuarjen e flakëve, të cilat kërcënojnë qytetin e Himarës.

Klan News ka mësuar se disa familje dhe turistë janë evakuuar për t’i shpëtuar rrezikut të flakëve. Fatmirësisht deri tani nuk ka persona të lënduar, ndërsa numri i saktë i shtëpive të djegura nuk dihet saktësisht.

NA NDIQ NË FACEBOOK