Connect with us

Maqedoni

VMRO-DPMNE: Deputetët të mos kenë shtetësi të dyfishtë

Publikuar

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, deklaroi se me ndryshimet në Ligjin për deputetët ndalohet që një deputet të ketë shtetësi të dyfishtë.

Ai akuzoi LSDM-në se po përhap, siç tha, pretendime të pavërteta për deputetët e VMRO-DPMNE-së, përfshirë edhe akuzat se ata posedojnë pasaporta bullgare.

Petrushevski tha se partia e tij i ka propozuar ndryshimet ligjore pikërisht për të mohuar këto pretendime, duke theksuar se për ushtrimin e mandatit do të kërkohej vetëm shtetësia e Maqedonisë së Veriut.

NA NDIQ NË FACEBOOK