Connect with us

Lajme

VLEN: A po e bën Ahmeti Grubin kurban?

Publikuar

më

VLEN ka vazhduar edhe sot reagimin ndaj deklaratave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për rastin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke akuzuar Ahmetin se përmes mbrojtjes publike ndaj Grubit po e bën kurban atë.

Komunikata e plotë

Sa më shumë që Ali Ahmeti përpiqet ta shpëtojë Artan Grubin, aq më shumë duket se po e bën kurban. Edhe herën e kaluar, kur garantonte se nuk do të kishte aktakuzë dhe se Grubi do të dilte në liri, ndodhi krejt e kundërta. Grubit iu vazhdua paraburgimi dhe nisi procedura kundër tij.

Çfarë po përpiqet të parandalojë Ahmeti? A ka frikë nga ajo që Grubi mund të thotë? Apo po e sakrifikon me vetëdije, duke menduar se kështu do t’ia hapë vetes rrugën për t’u kthyer në pushtet?

Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet.

Presioni publik dhe politik ndaj gjykatës, në një rast ku përfshihet një person nga lista e zezë e SHBA-së, mund të prodhojë vetëm efektin e kundërt. Kjo lojë kumari e Ahmetit vetëm sa po ia përshpejton pensionimin politik. Është çështje kohe kur pakënaqësia brenda BDI-së do të dalë në sipërfaqe.

Prej dy vitesh u shet përralla mbështetësve të vet se gjoja sot a nesër do të kthehen në Qeveri. Nuk u kthyen, ndërsa në zgjedhjet lokale pësuan debakël. Tani po përpiqet që edhe rastin e Grubit ta kthejë në një tjetër bixhoz politik. Vetëm se këtë herë në lojë nuk është vetëm Grubi, por edhe vetë Ahmeti.

Kosovë34 minutes ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme52 minutes ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni59 minutes ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri1 hour ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme2 hours ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë2 hours ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri4 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë5 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme5 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

Lajme5 hours ago

Nga banka e të akuzuarve në krye të vendit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

Maqedoni6 hours ago

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

Lajme7 hours ago

Ministria që udhëhiqet nga Fitore Pacolli obligon Komunën e Skenderajt ta pastrojë lumin Klina

NA NDIQ NË FACEBOOK