Maqedoni
Tha se e rrëmbyen me armë, por policia ia zbuloi gënjeshtrën – 32-vjeçari nga Struga në telashe me ligjin

STRUGË – Një 32-vjeçar nga Struga, me inicialet K.R., do të përballet me kallëzim penal për veprën “deklarim i rremë i veprës penale”, pasi policia konstatoi se kishte raportuar një ngjarje që nuk kishte ndodhur.
Më 17 gusht 2026, K.R. kishte denoncuar në Departamentin e Punëve të Brendshme në Strugë se ishte grabitur nga disa persona, të cilët, sipas deklarimit të tij, e kishin kërcënuar edhe me armë zjarri.
Por, pas hetimeve dhe masave të ndërmarra, policia konstatoi se deklarata e tij ishte e rreme.
Gjatë bisedës zyrtare, 32-vjeçari e pranoi se kishte raportuar në mënyrë të rreme një vepër penale.
Tani ai do të përgjigjet penalisht për denoncimin e rremë.


















