Connect with us

Maqedoni

Tensione në Strazhë: 49-vjeçari nga Shemshova sulmon policin pas ndalimit, përfundon në pranga

Publikuar

 

Një 49-vjeçar nga fshati Shemshovë i Tetovës është arrestuar në orët e para të së dielës në autostradën Gostivar–Strazhë, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 shtator 2026, rreth orës 00:30, kur efektivët e Stacionit Policor të Gostivarit ndaluan një automjet BMW me targa gjermane, të drejtuar nga A.J. (49) nga Shemshova.

Pas ndalimit për shkak të një shkeljeje të rregullave të trafikut, 49-vjeçari dyshohet se ka reaguar në mënyrë agresive dhe më pas ka sulmuar fizikisht një polic.

A.J. është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, autoritetet kanë paralajmëruar ngritjen e kallëzimit penal përkatës.

NA NDIQ NË FACEBOOK