Connect with us

Maqedoni

Sulmon kunatën dhe mbesën në oborrin e shtëpisë, arrestohet 46-vjeçari

Publikuar

Një 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht kunatën e tij dhe vajzën e saj shtatëvjeçare në oborrin e shtëpisë familjare.

Ngjarja ka ndodhur më 8 shtator, rreth orës 20:20, në rajonin e Tetovës.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët policorë nga Njësia Policore në Grupçin e kanë privuar nga liria R.N. (46), pas një denoncimi të bërë nga kunata e tij.

Sipas denoncimit, 46-vjeçari dyshohet se në oborrin e shtëpisë familjare i ka sulmuar atë dhe vajzën e saj shtatëvjeçare, duke përdorur një objekt të fortë.

R.N. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, njofton policia.

NA NDIQ NË FACEBOOK