Connect with us

Shqipëri

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Publikuar

Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe shtatë të tjerë janë vënë në pranga pas një sulmi me thikë të regjistruar këtë të enjte pasdite në Bromley High Street të Londrës. Ngjarja ka mobilizuar forcat e rendit dhe shërbimet e emergjencës, duke përfshirë edhe Ambulancën Ajrore të Londrës, të cilat mbërritën në vendngjarje rreth orës 14:19 me orën lokale.

Sipas autoriteteve shëndetësore, njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre të tjerët jashtë rrezikut. Hetimet paraprake tregojnë se incidenti ka nisur si pasojë e një sherri të dhunshëm që dyshohet se ka shpërthyer brenda ose pranë një pike të ushqimit të shpejtë KFC, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga kompania lidhur me ngjarjen.

Policia e Londrës ka konfirmuar se situata është nën kontroll dhe nuk ekziston një kërcënim më i gjerë për sigurinë e publikut, ndërsa efektivët vijojnë hetimet në terren. Dëshmitarët në zonë kanë raportuar momente paniku, ku mes tyre menaxherja e një biznesi lokal u detyrua të mbante klientët të mbyllur brenda derisa autoritetet neutralizuan situatën.

NA NDIQ NË FACEBOOK